Tiranë, 25 janar, NOA – Një 63 vjeçar është arrestuar sot nga Policia e Tiranës pasi kërkohej për falsifikim të dokumenteve. Bëhet fjalë për Vladimir Tajar Balla.
Ai është arrestuar sot në orët e para të mëngjesit nga Strukturat e Hetimit të Krimit, të Drejtorisë së Policisë të Qarkut Tiranë.
Ndalimi i Ballës është bërë pasi ai është i dënuar nga Gjykata e Rrethit Gjyqësor Vlorë, me një vit burg, për konsumim të veprës penale të “Falsifikim i dokumenteve nga personi që ka për detyrë t`i lëshojë ato”.
Ai u arrestua në zonën “Komuna e Parisit” në Tiranë, pas një ndërhyrje të Sektorit të Forcës së Posaçme Operacionale Speciale dhe Kërkimit, me synim arrestimin e tij.
a.k/NOA