English

Kiesewetter: Të hetohen përgjegjësit e demonstratës

Berlin, 25 janar 2011, NOA- Një tjetër reagim kritik vjen nga Bundestagu gjerman lidhur me demonstratën e 21 janarit.

Çdo përdorim dhune të ndalet, thotë kristiandemokrati Roderich Kiesewetter, anëtar i komisionit të Bundestagut gjerman për politikë të jashtme, evropiane dhe sigurisë. “Ne e shohim gjendjen në Shqipëri me shqetësimin më të madh. Unë vetë isha si drejtues delegacioni në shtator në vend, u takova edhe me kryeministrin Berisha, fola edhe me zotin Rama, fola me kryetaren e Parlamentit. Ne shpresojmë që të ketë shumë shpejt të ketë një proces shoqëror civil në pajtim. Jemi shumë të tronditur dhe shpresojmë që çdo përdorim dhune të ndalet dhe para së gjithash veprimet e policisë, pa marrë parasysh rangun, të hetohen intensivisht dhe personat përgjegjës, të mbajnë përgjegjësi”, ka thënë ai për Deutche Welle. Sipas tij Shqipëria duhet ta zgjidhë vetë këtë problem të politikës së brendshme, pasi thekson Kiesewetter, është një vend që aspiron të bëhet anëtar i Bashkimit Europian.

a.y/NOA

KOMENTE