Tiranë, 25 janar, NOA – Pasi ka zhvilluar një takim me policët dhe me forcat e Gardës së Republikës, pas demonstratës së dhunshme të 21 Janarit, sot kryeministri Berisha ka programuar që të zhvillojë një takim edhe me gjeneralët ushtarakë në mjediset e ministrisë së Mbrojtjes.
Lajmi konfirmohet nga burimet kryeministrore për agjencinë e Lajmeve NOA, ndërsa bëjnë me dije se takimi saktësisht është caktuar të zhvillohet në orën 12.00 të ditës së sotme.
Një ditë më parë, kryeministri Berisha ka takuar policët dhe gardistët që morën pjesë në mbrojtjen e institucioneve gjatë ditës së 21 Janarit, duke i falënderuar për atë që e quajti mision të denjë të tyre, të realizuar me sukses.
n.e/NOA