English

Lajçak, i dërguari i BE për krizën në Shqipëri

Bruksel, 25 janar 2011, NOA - Miroslav Lajçak është i dërguari i posaçëm i Bashkimit Europian për të ndërmjetësuar për zgjidhjen e krizës politike në vend.

Lajçak është caktuar në këtë detyrë nga Përfaqësueses së Lartë për Politikën e Jashtme, Catherine Ashton.

Mësohet se Lajçak do të nis nesër takimet me drejtuesit e klasës politike në vend. Ai do të takohet fillimisht me Presidentin Bamir Topi në orën 08:30, ndërkohë që gjatë ditës pritet të ketë takime me kryeministrin dhe kreun e opozitës, kryeministrin dhe kryetaren e Kuvendit.

Diplomati sllovak, Lajçak është një njohës i mirë i zhvillime në rajonin e Ballkanit. Ai ka qenë mbikëqyrës i BE në referendumin e Malit të Zi në vitin 2006 dhe ka qenë i dërguar i BE në vitin 200.

Lajçak ka mitizuar disa herë Shqipërinë me delegacionet europiane. Ai ka qenë ministër i Jashtëm deri në vitin 2010 dhe ka qenë një mbështetës i integrimit të Shqipërisë në BE.

a.k/NOA

KOMENTE