Tiranë, 25 janar, NOA – Deputeti i PS-së dhe ish-ministri i Mbrojtjes, Pendeli Majko e ka cilësuar si shkelje të ligjit takimin që ka bërë sot kryeministri Sali Berisha me gjeneralët e forcave të ushtrisë.
Në një deklaratë për mediat, Majko tha se Forcat e Armatosura janë sektor me të cilin komunikon presidenti i vendit dhe jo kryeministri. Ai e cilësoi debatin si një çështje politike, dhe nuk ka vend për masa për grusht shteti.
“Ecja me logjikën se në Shqipëri ka ndodhur një grusht shteti duhet të bëjë të reflektojë çdo mendje të ftohtë. Implikimi i ushtrisë është një akt i paprecedentë. Nëse do të kishim puç shteti Kryeministri duhet të kërkonte mbledhjen e Këshillit Sigurimit. Kryeministri po implikon institucionet e Sigurisë Kombëtare në një histori të pa qenë”, tha dje Berisha.
a.k/NOA