English

Nëna denoncon në polici: Burri më rrëmbeu djalin!

Pogradec, 25 janar, NOA – Një nënë e shqetësuar ka rendur drejt e në polici, ndërsa djali i saj nuk është kthyer në shtëpi, por ka qëndruar me të atin.

Ngjarja konfirmohet nga policia e Pogradecit për agjencinë e Lajmeve NOA, duke saktësuar se gruaja që ka bërë kallëzimin është 31-vjeçarja me inicialet Zh.H, banuese në lagjen nr.2 të këtij qyteti.

Konkretisht, ajo ka theksuar në polici se i është marrë dhe mbajtur në mënyrë të padrejtë fëmija nga bashkëshorti i saj, babai i fëmijës, Erjon Hamolli 42 vjeç, pasi fëmija i është lënë në kujdestari asaj me vendim të Gjykatës të formës së prerë.

Ndërkaq, po punohet për gjetjen e fëmijës dhe vënien para përgjegjësisë ligjore të Erjon Hamollit.

Ky i fundit ka konsumuar veprën penale “Marrje pa të drejtë e fëmijës”, parashikuar nga neni 127 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE