Zall Herr, 25 janar, NOA – Pasi para pak ditësh, Shqipëria ka përcjellë një kontingjent trupash komando drejt Afganistanit, një ceremoni e re përcjellje është kryer për 45 forca të reja komando.
Fjala është për 45 forca paqeruajtëse shqiptare, të cilat përmes një ceremonie të organizuar në Zall Herr, janë përcjellë drejt Kandaharit.
Bëhet me dije se në këtë ceremoni ka qenë i pranishëm edhe vetë ambasadori amerikan në Tiranë, Aleksandër Arvizu.
n.e/NOA