English

Operacioni “Lëndina” dokumenton vjedhjet e tokave në Farkë

Tiranë, 25 Janar, NOA – Forcat e policisë së Tiranës, në kuadrin e një operacioni të koduar me emrin “Lëndina”, kanë mundur që të kryejnë dokumentimin ligjor të aktivitetit kriminal të anëtarëve të komisionit të ndarjes së tokave për fshatin e Farkës.,

Siç bëhet me dijeni për agjencinë e Lajmeve NOA, ndaj tyre ishin ngritur dyshime se kanë shpërdoruar detyrën në lidhje me procesin e ndarjes së tokave në bazë të ligjit 7501, dt.19.07.1991 dhe akteve ligjore e nënligjore të nxjerra në zbatim të tij, në fshatin Njull-Bathore, Komuna Farkë në Tiranë.

Pas përfundimit të të gjitha veprimeve hetimore, dosja e procedimit penal i kaloi Gjykatës së Tiranës, për gjykim, për të pandehurit anëtarë të komisionit të tokave të fshatit Njull-Bathore, për veprat penale të “Falsifikimit të dokumentave nga persona që kanë për detyrë ta lëshojnë atë” dhe “Shpërdorimit të detyrës”, parashikuar nga nenet 186/3 e 248 i K.P.

Të pandehurit mësohet se janë Masar Dushku, 50 vjeç, lindur dhe banues në fshatin Njull- Bathore, me detyrë kryeplaku i këtij fshati; Halil Teqja, 45 vjeç, lindur dhe banues në Mullet, Tiranë, me detyrë topograf i komunës Farkë dhe Fiqiri Dallashi, 51 vjeç, lindur dhe banues në Lundër, Tiranë, përgjegjës i zyrës së buqësisë, Komuna Farkë.

Nga hetimet ka rezultuar se këta persona në bashkëpunim me njëri-tjetrin si anëtarë të komisionit të ndarjes së tokave në fshatin Njull-Bathore, në mospërputhje të rregullt të detyrës dhe në kundërshtim me ligjin nr.7501, dt.19.07.1991, dhe aktet e tjera ligjore dhe në zbatim të tij kanë prodhuar dhe lëshuar akte të marrjes së tokës në pronësi, në emër të disa familjeve të fshatit Njull-Bathore, duke bërë të mundur përfitimin e sipërfaqeve të mëdha toke nga ana e këtyre familjeve.

n.e/NOA

KOMENTE