Tiranë, 25 janar 2011, NOA- Pak më parë një reagim ka ardhur nga ana e Policisë së Shtetit e cila i kundërpërgjigjet deklaratave të kryeprokurores Ina Ramës.
“I bëjmë me dijeni opinionit publik dhe i rikujtojmë Prokurorisë se Drejtoria e Policisë se Qarkut Tiranë, me shkresë të datës 23.01.2011, i ka dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Informacion për Referimin e Veprës Penale, lidhur me demonstratën e datës 21.01.2011 nga Partia Socialiste e Shqipërisë, duke i vënë në dispozicion thënie të cituara nga subjektet politike të marra në shtyp dhe mediat elektronike nga data 15 deri 22 janar 2011”, thuhet në deklaratën e policisë.
Ndërkaq, zëdhënësja e Policisë së Shtetit, Klejda Plangarica sqaroi se thirrjet e bëra publikisht, kundër rendit kushtetues do të dënohen me gjobë deri në tre vite burg.
“Materiali është referuar për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, sipas të cilit thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet”, deklaroi ajo.
a.y/NOA