English

Policia: Thirrjet për dhunë, nga Rama-Gjinushi-Ngjela-Zogaj

Tiranë, 25 Janar 2011 NOA/ Ervin Tirana - Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit deklaroi sonte se i ka dërguar Prokurorisë Tiranë, informacion mbi thirrje për dhunë të bëra publikisht në media para demonstratës.

“I bëjmë me dijeni opinionit publik dhe i rikujtojmë Prokurorisë se Drejtoria e Policisë se Qarkut Tirane, me shkresë të datës 23.01.2011, i ka dërguar Prokurorisë së Rrethit Gjyqësor Tiranë, Informacion për Referimin e Veprës Penale, lidhur me demonstratën e datës 21.01.2011 nga Partia Socialiste e Shqipërisë, duke i vënë në dispozicion thënie të cituara nga subjektet politike të marra në shtyp dhe mediat elektronike nga data 15 deri 22 janar 2011”, - bën të ditur Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit

Ajo sqaron se materiali është referuar për veprën penale “Thirrje publike për veprime të dhunshme” parashikuar nga neni 223 i Kodit Penal, sipas të cilit thirrjet e bëra publikisht për të kryer vepra të dhunshme kundër rendit kushtetues, dënohen me gjobë ose me burgim gjer në tre vjet.

Sipas burimeve nga Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së Shtetit, personat që kanë vërë deklarata nxitëse për dhunë dhe trazira janë Edi Rama, Spartak Ngjela, Skënder Gjinushi, Preç Zogaj, etj.

e.t/NOA

KOMENTE