English

Rama me aleatët: Nuk tërhiqemi nga manifestimi

Tiranë, 25 janar 2011, NOA- Pas takimit me aleatët të mbajtur pak minuta më parë në selinë e Partisë Socialiste kreu i saj Edi Rama, theksoi se dhuna e 21 janarit nuk u shkaktua nga ata. Ai tha për mediat se informoi aleatët lidhur me takimin e ditës së sotme me ambasadorin amerikan Aleksandër Arvizu Rama tha gjithashtu se protesta e opozitës do të zhvillohet ditën e premte, duke theksuar se nuk tërhiqet nga manifestimi. a.y/NOA

KOMENTE