Berlin, 25 janar, NOA – Duhet forcuar menjëherë fondi i shpëtimit për shtetet e Euros në nevojë.
Kjo ka qenë porosia që ka lënë komisioneri i Bashkimit Evropian për Ekonominë, Olli Rehn, lidhur me krizën për monedhën e përbashkët evropiane, Euro.
“Qetësimi i tregjeve gatë javëve të fundit nuk është arsye që ne ta ndiejmë veten komod”, është shprehur ai.
Zona Euro është tronditur kohët e fundit nga një destabilitet i monedhës evropiane dhe ndërkaq, vendet anëtare të saj, paraqesin frikë nga borxhi i shtuar i vendeve si Greqia apo Spanja.
n.e/NOA