English

Të anulohet demonstrata e 28 janarit? Arvizu takohet me Edi Ramën

Tiranë, 25 janar 2011, NOA – Ambasadori Amerikan Aleksandër Arvizu pas takimit dhe konferencës së përbashkët për shtyp me Kryeprokuroren Ina Rama është takuar me liderin e opozitës Edi Rama, takimi i cili është zhvilluar në mjediset e Bashkisë së Tiranës. Edhe pse nuk dihen hollësi të këtij takimi, është e natyrshme të mendojmë se ambasadori amerikan pritet t’i ketë kërkuar shefit të opozitës të anullojë demonstratën e paralajmëruar të së premtes, me argumentin se në këtë situatë të vështirë politike, që degjeneroi edhe me vrasjen e tre demonstruesve në 21 janar dhe me akte dhune, duhet vetëm qetësimi i situatës dhe jo protesta të tjera.

Ambasadori amerikan tha gjatë konferencës me kryeprokuroren Ina Rama se ai do t’I kërkonte kryeministrit Sali Berisha dhe shefit të opozitës, Edi Rama të anullojnë protestat e paralajmëruara për të premten në 28 janar nga opozita dhe të shtunën në 29 janar nga mazhoranca.

Arvizu tha sakaq se ishte tejet I tronditur për tre të vrarët në demonstratë, duke theksuar se në këtë situatë duhet vetëm dialog politik dhe mbi të gjitha hetimi I ngjarjeve në mënyrë të pavarur nga prokuroria.

Arvizu tha se do ta shihte me vëmendje kërkesën e zonjës Ina Rama për asistencë teknike nga SHBA-të në hetimin dhe zbardhjen e ngjarjeve të 21 janarit.

Po kështu lideri i opozitës Edi Rama ka thirrur edhe tryezën e partive të opozitës, me ç’duket për të vënë në jetë kërkesën për anullim të protestës edhe pse paqësore të së premtes.

mit/NOA

KOMENTE