Durrës Durrës, 25 janar, NOA Update – Policia e Durrësit sapo ka publikuar emrat e bashkëshortëve që u gjetën të vrarë në banesën e tyre mëngjesin e ditës së sotme.
Siç ajo konfirmon për agjencinë e Lajmeve NOA, “rreth orës 07.00, forcat e policisë janë njoftuar se në lagjen 18 Durrës, janë gjetur të vrarë me armë zjarri në banesën e tyre shtetasit Ded Preng Malndrea, 54 vjeç dhe bashkëshortja e tij, Marte Ndue Malndrea, 52 vjeçe”.
Ndërkaq, në deklaratën e policisë, shtohet se në vendin e ngjarjes grupi hetimor po vazhdon kryerjen e veprimeve të para me qëllim zbardhjen e rrethanave të ngjarjes.
“Nga hetimet e deritanishme mendohet se kemi të bëjmë me një ngjarje ku bashkëshorti ka kryer vrasjen më parë të gruas së tij dhe më pas është vetëvrarë.
Vazhdon kryerja e veprimeve të mëtejshme për zbardhjen e plotë të kësaj ngjarje”, citon policia ... (vijon)
n.e/NOA