English

Urgjent/ Burrë e grua gjenden të vrarë në banesë

Durrës, 25 janar, NOA – Një ngjarje e rëndë ka tronditur mëngjesin e sotëm qytetin e Durrësit ku një çift bashkëshortësh është gjendur i vrarë në banesën e tyre.

Sipas raportimeve të para që policia jep për agjencinë e Lajmeve NOA rreth saj, bëhet fjalë për një çift nga Mirdita, i cili jetonte në lagjen nr.14 të qytetit bregdetar.

Mësohet ndër të tjera se ata kanë edhe pesë fëmijë të martuar, porse jetonin të dy së bashku.

Ende nuk dihen se cilat mund të kenë qenë motivet e kësaj ngjarje të rëndë, por policia paraprakisht dyshon se burri mund të ketë vrarë fillimisht gruan dhe më pas veten, me anë të një pistolete, e cila u gjend në vendngjarje ... (vijon)

n.e/NOA

KOMENTE