Tiranë, 25 janar, NOA – Ka nisur sot nga puna komisioni hetimor parlamentar mbi ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit, ngritja e të cilit u miratua në seancën e fundit plenare.
Opozita nuk është e pranishme gjatë punimeve të sotme të këtij komisioni, ndërsa përfaqësuesi i mazhorancës në të, Eduard Halimi, ka dhënë premtimin para mediave se puna e tij do të jetë transparente dhe sa më e qartë për të zbuluar se çfarë ndodhi me të vërtetë mesditën e dhunshme të 21 Janarit.
Duke uruar suksesin e këtij komisioni, deputeti Halimi tha se nuk ka asnjë dyshim në pritshmërinë e nivelit të lartë hetimor dhe rezultateve që ai parashikohet të japë gjatë kryerjes së punës së tij ... (vijon)
n.e/NOA