English

Almand, maçoku që jeton mbi një pemë dhe nuk zbret kurrë

SHBA- 27 Janar, NOA- Një pemë, jo shumë larg nga rruga, është shtëpia e përhershme e një maçoku të vogël 7 muajsh të quajtur Almond. Ron Venden, një marangoz në pension, kujdeset për atë.

"Është i dashur me mua, por nuk do të zbresë nga pema", - thotë Ron .

Pse nuk do të zbresë poshtë? Askush nuk e di. Të gjithë, megjithatë, konfirmojnë se kurrë nuk e kanë parë të lëvizë nga pema. Pavarësisht nga temperaturat e ftohta të kësaj periudhe në Wisconsin, Almaond nuk duket se vuan nga të ftohtit dhe dëbora. Nga fotografitë ju mund të shihni se si ai ulet me krenari në vendin e tij personal.

Maçoku ka lindur shtatë muaj më parë së bashku me disa këlyshë të tjerë në kopshtin ku gjendet pema dhe ka vendosur të mos ndjekë gjurmët e familjes së tij, por të qëndrojë aty, për arsye që nuk dihen.

a.e/NOA

KOMENTE