English

Arratiset majmuni, ishte një bandit

Japoni, 26 Janar NOA - Eshët arratisur nga qelia, si një nga kriminelët më të këqij. Makthi i Japonisë është pikërisht ky i arratisur. Nuk bëhet fjalë për një bandit dosido, por për një majmun maniak që quhet Lucky.

Ky majmun, ndodhej i burgosur prej tre muajsh pasi kishte sulmuar me qindra persona në prefekturën e Shizuoka.

I dhunshëm dhe dinak, Lucky përfitoi nga një moment shpërqendrimi i punonjësve në parkun e Mishima, ku ndodhej i mbyllur. Ndërkohë që po bëhej pastrimi i qelisë, majmuni u hodh në sulm kundrejt personit dhe u largua pa lënë gjurmë. Momentalisht askush nuk ka asnjë informacion në lidhje me vendndodhjen e tij.

r.b/NOA

KOMENTE