English

Ballkani, përsëri në rend dite të KiE

Strasburg, 26 janar, NOA - Pas debatit të djeshëm kushtuar raportit të Dick Martit në Asamblenë Parlamentare të Këshillit të Evropës (APKE), parlamentarët e 47 vendeve-anëtare të kësaj organizate panevropiane sot përsëri do të debatojnë për Ballkanin.

Në rend dite të seancës së sotme të APKE-së gjenden tre raporte, të cilat në mënyrë direkte kanë të bëjnë me rajonin ballkanik: "Mbrojtjen e dëshmitarëve: gurthemeli i drejtësisë dhe pajtimi i Ballkanit", "Detyrat e shteteve-anëtare të Këshillit të Evropës të bashkëpunojnë në dënimin e krimeve të luftës" dhe "Pajtimi i dialogut politik mes vendeve të Jugosllavis së mëparshme".

Gjatë debatit të djeshëm për Kosovën, parlamentarët veçanërisht insistonin në mbrojtjen e dobët, pothuajse mosekzistuese të dëshmitarëve, sidomos të atyre të Kosovës, për çka Zhan-Sharl Gardeto, deputet i Monakos dhe raportues i kësaj teme, theksoi se dëshmitarët luajnë rol kyç dhe drejtësia duhet të plotësohet që të mundësohet procesi i pajtimit në Jugosllavinë e mëparshme të zhvillohet normal.

Para parlamentarëve të 47 vendeve-anëtare të Këshillit të Evropës sot do të mbajë fjalim edhe presidenti i Serbisë Boris Tadiç, i cili pas fjalimit edhe do të përgjigjet në pyetjet e deputetëve

a.k/NOA

KOMENTE