Tiranë, 26 janar, NOA – “Njerëz të hurit dhe të gurit, kriminelë dhe horra, donin t’u vinin zjarrin institucioneve e të uleshin në karrigen e Kryeministrisë”.
Me këto fjalë e ka nisur mbledhjen e sotme të qeverisë, kreu Sali Berisha, duke risjellë sërish në vëmendje ngjarjet e dhunshme të 21 Janarit.
Sipas tij, një dënim unanim të dhunës si akti më i papranueshëm, është shënuar në të gjitha reagimet dhe takimet që ka zhvilluar me përfaqësuesit ndërkombëtarë.
Duke shtuar se ekziston edhe kërkesa e drejtë dhe e ligjshme që të shmangen përplasjet, mitingjet dhe aktivitetet e tjera.
“Qeveria shqiptare u përball me një akt të shëmtuar në historinë e saj, me një grusht shteti të planifikuar në faza. Për 5 orë me radhë, ata që do të sillnin në pushtet Edi Ramën, dhe mbi ata ku ai kishte vendosur ëndrrën e karriges së kryeministrit, rrethuan bulevardin”, nisi ai rrëfimin e tij mbi atë çka ndodhi në 21 Janar.
Duke shtuar se dështuan dhe do të dështojnë në çdo tentativë, përpjekjen për ta marrë Kryeministrinë me çdo forcë ... (vijon)
n.e/NOA