English

Dhjetë kuriozitete rreth kompanisë celulare Nokia

Tiranë, 26 Janar, NOA- Kompania Nokia është lider në tregun e telefonave celular. Tani për tani ky treg është në duart e kësaj kompanie finlandeze. Historia e saj është e humbur në mjegullat e kohës dhe teknologjia e saj ka evoluar si një fëmi që rritet shpejt. Më poshtë ju do të gjeni dhjetë kuriozitete interesante rreth Nokias:

1. Emri Nokia vjen nga lumi Nokianvirta që rrjedh në qytetin Nokia të rajonit Pirkanmaa. Të tjerët pretendojnë se emri vjen nga një specie indigjene e kunadhes.

2. Nokia si fillim ka prodhuar goma, çizme prej gome, madje edhe televizorë. Më pas është specializuar në prodhimin e telefonave dhe të teknologjisë përkatëse.

3. Muzika zyrtare Nokia Theme Tune është kompozuar nga spanjolli Francisko Tarrega, një kitarist i famshëm.

4. Tingulli specifik Nokia për sms-të bazohet në alfabetin mors të fjalës SMS 5. Thirrja parë e telefonisë celulare Nokia është kryer në vitin 1991 në Helsinki ndërmjet një rrjeti privat, kryeministrin finlandez të asaj kohe Harri Holkeri.

6. Një kardio frekuenzimetër ishte produkt i parë elektronik në 1962.

7. Telefoni i parë celular i quajtur "portativ" ishte Talkman Mobira, në 1984, i cili kushtonte (konvertuar në euro) 4.560 euro.

8. Telefoni i parë me prekje nga Nokia ishte Nokia 7710 në 2004.

9. Nokia 1100 në maj 2007 u shpall celulari më i suksesshëm i të gjitha kohërave, si dhe një nga shitjet-elektronike të konsumit më të mira.

10. Nokia Nseries ka debutuar me lancimin njëherësh të Nokia N70, N90 dhe N91.

a.e/NOA

KOMENTE