English

Disa metoda natyrale për të pasur dhëmbë të bardhë e të shëndetshëm

Tiranë, 26 Janar, NOA- Dëshironi të keni një buzëqeshje verbuese, por nuk keni kohë apo dëshirë për të shkuar te dentisti? Apo keni frikë se mos ju prishet smalti i dhëmbëve. Në këtë rast ju vijnë në ndihmë mjetet e mjekësisë alternative Së pari, është i detyrueshëm përdorimi i fillit dentar për ti pastruar sa më mirë dhëmbët dhe për të pasur një gojë të shëndetshme dhe të bukur.

- Përdorimi i bikarbonatit, i cili është një mjet i shkëlqyer për zbardhjen e dhëmbëve, por kujdes duhet të përdoret vetëm një herë në ditë.

-Sherebela: kaloni një gjethe sherbele mbi dhëmbët tuaj për të pasur dhëmbë të ndritshëm.

- Lëvore limoni: vendoni një lëvore limoni në dhëmbët tuaj pasi ti keni larë ata për ti shkëlqyer e për të mos pasur probleme.

Pastë dhëmbësh të bëra vetë: ju mund të krijoni vetë një pastë dhëmbësh në shtëpi. Merrni një lugë çaji sodë buke, limoni dhe dy luleshtrydhe. Përziejeni duke bërë një masë në formë kremi. a.e./NOA

KOMENTE