English

E bija 14 vjeçe bën gjysh 29-vjeçarin

Angli, 26 Janar NOA - Në moshën 29 vjeçare, babai i një vajze 14-vjeçare, është bërë gjyshi më i ri në Angli. “Është një histori që po përsëritet”, - komentoi djali që ende nuk i ka mbushur të tridhjetat.

Identiteti i të riut është mbajtur sekret për të ruajtur privatësinë e vajzës së tij, e cila do të lindë pas disa muajsh.

“E di mjaft mirë se çdo të thotë të jesh një prind adoleshent - tha 29 vjeçari – dhe tashmë i takon asaj. Gjithsesi të gjithë do t’i qëndrojmë pranë dhe do t’i japim mirëseardhjen e vogëlushit në familjen tonë”.

“Vajza ime është shumë e re, por është gjithashtu shumë e fortë, ku pavarësisht nga mosha e saj ka zgjedhur për të mbajtur fëmijën. Nuk do ta detyrojmë të bëjë diçka që nuk dëshiron pasi nuk mund ta çojmë në një pikë që të na urrejë”, - tha gjyshi i ardhshëm nga shtëpia e tij në Uellsin Jugor.

r.b/NOA

KOMENTE