Egjipt, 26 janar, NOA - Policia egjiptiane ka deklaruar se nuk do të tolerojë asnjë protestë gjatë ditës së sotme dhe çdokush që do të tentojë të tubohet do të arrestohet. Deklarata e forcave të rendit vjen pas thirrjes së aktivistëve të opozitës që të mblidhen sërish sot për të protestuar kundër regjimit të Mubarakut.
Nga protestat e djeshme mbetën të vdekur dy protestues dhe një polic. Mediat raportojnë se dhe një protestues i plagosur ka ndërruar jetë mëngjesin e sotëm.
Policia përdori dje gazin lotsjellës për të shpërndarë protestuesit e mbledhur në Kajro.
a.k/NOA/RFE