English

Franca: Demonstratat nuk favorizojnë qetësinë

Paris, 26 janar, NOA – Diplomacia franceze ka reaguar pas ngjarjes së ndodhur në 21 janar në kryeqytetin shqiptar. Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme së Francës, Bernard Valero gjatë Konferencës ditore për shtyp u shpreh se palët duhet të gjejnë dialogun dhe të heqin dorë nga zhvillimi i demonstratave të ardhshme.

“Jemi të shqetësuar nga situata në Tiranë dhe nga ngjarjet e rënda që ndodhën gjatë demonstratës së 21 janarit. Në bëjmë thirrje për një kthim të qetësisë dhe tërheqim vëmendjen e të gjithë palëve. Dhuna, ngado që ka ardhur, është e pajustifikueshme. Demonstratat që priten të organizohen nuk favorizojnë kthimin e qetësisë”, tha sot Bernard Valero.

Nga ana tjetër Ministria e Jashtme Fanceze ka dënuar dhe dhunën e ushtruar dhe vdekjen e tre demonstruesve.

“Në veçanti, vdekja e tre manifestuesve të vrarë me plumba gjatë manifestimit është e papranueshme. Duhet hedhur dritë mbi rrethanat e vdekjeve”, tha sot Valero.

Diplomacia franceze kërkon që palët të gjejnë rrugët e komunikimit mes për nj dialog të drejtpërdrejtë.

“Është shumë e rëndësishme që forcat politike shqiptare të angazhohen në një dialog të drejtpërdrejtë dhe të përgjegjshëm, dhe ti trajtojnë diferencat mes tyre në kuadrin parlamentar, vendi normal i debatit politik në një vend të shtetit ligjor, dhe sidomos në një vend që synon të anëtarësohet në Bashkimin Evropian”, tha Zëdhënësi i Ministrisë së Jashtme së Francës, Bernard Valero.

a.k/NOA

KOMENTE