English

Gruaja hidhet nga kati i 23-të, shpëton

Buenos Aires, 26 Janar, NOA-Një grua argjentinase ka mbijetuar pasi u hodh nga kati i 23-të i një hoteli në Buenos Aires, në një përpjekje për të kryer vetëvrasje.

Gruaja, e cila tani gjendet në spital nën kujdes intensiv, ka rënë mbi një taksi. Një kalimtar ka xhiruar foto me telefonin e tij celular menjëherë pas "uljes” së mrekullueshme të saj.

Shoferi i taksisë ka asistuar në vendin e ngjarjes, pak para se ai te dilte jashtë.

Sipas dëshmitarëve, gruaja donte të vriste veten. Ajo ishte ngjitur mbi kangjellat e tarracës së restorantit që ndodhet në katin e fundit të Hotel Crown Plaza Panamericano.

Njëzet vjeçarja argjentinase, u shtrua menjëherë në spital ku mjeket pohuan se ajo ka pësuar disa fraktura por pa rrezik jete.

"Kam dalë nga makina vetëm një minutë para, - ka treguar për mediat vendase i shokuar shoferi i taksisë, përndryshe unë tani do te isha i vdekur. “Kam qenë rreth dhjetë metra nga vendi i rrëzimit, - tha një tjetër dëshmitar, - kur u dëgjua një zhurmë të tmerrshme".

a.e./NOA

KOMENTE