English

Halimi: Duam informacione nga SHISH e Prokuroria

Tiranë, 26 janar, NOA – Komisioni Hetimor për ngjarjen e 21 janarit ka vendosur sot që të kërkojë informacione nga të gjitha institucionet që duhet të kishin marrë përsipër eliminimin e një sulmi ndaj institucioneve.

Kreu i këtij komisioni Eduard Halimi u shpreh se do ti kërkohet informacion Prokurorisë së Përgjithshme, Gardës së Republikës, Policisë së Shtetit dhe Shërbimit Informativ Kombëtar.

Ai kërkoi nga SHISH dhe që të bëjë një analizë të strukturave për mungesën e dhënies së informacionit ndaj strukturave të policisë.

“Do i kërkojmë informacion drejtorit të SHISH në lidhje me informacionet paraprake për dhunimin e rendit. Korrespodencën zyrtare që ka mbajtur SHISH para kësaj ngjarje, gjatë dhe pas saj. Korrespodencën që ka pasur me gjithë institucionet e tjera.

Mbledhjen e strukturave të SHISH për të analizuar dhe nxjerrë konkluzione për situatën e krijuar dhe marrjen e masave disiplinore për këtë rast”, tha sot Halimi.

Ai u shpreh se i njëjti informacion do t’i kërkohet edhe Prokurorisë. Ai u shpreh se ky hetim nuk ka lidhje me “hetimin e prokurorisë”. Halimi u shpreh se informacioni i marrë nga SHISH dhe Prokuroria do të bëhet publike, në respekt të transparencës me publikun.

a.k/NOA

KOMENTE