Uashington, 26 Janar, NOA – Më mirë hetime të pavarura për demonstratën e 21 Janarit, të organizuar nga opozita në Shqipëri.
Ky ka qenë reagimi i organizatës ndërkombëtare për të drejtat e njeriut “Human Rights Uatch”, lidhur me çka ndodhi në vendin tonë atë ditë, pasojat e saj dhe hetimet që po organizohen rreth tyre.
“Të gjitha forcat politike duhet të lejojnë prokurorinë të zhvillojë hetimet e duhura lidhur me qëndrimin e protestuesve dhe të forcave të sigurisë”, ka pohuar Benjamin Uard, nëndrejtor për Evropën dhe Azinë i organizatës “Human Right Uatch”.
Ai përmend edhe faktin se sipas ligjit për të drejtat e njeriut, forcat e rendit mund të përdorin forcën kundër demonstruesve të cilët ushtrojnë dhunë.
Por shton se gjithsesi, përdorimi i forcës dhe armëve të zjarrit mund të lejohet vetëm nëse mënyrat e tjera nuk janë të efektshme.
n.e/NOA