Milano, 26 Janar NOA - Rebus në sulm për Interin. Moratti dhe Branca kanë shprehur haptas objektivin e tyre për të marrë një sulmues, pasi e konsiderojnë si diçka tepër të nevojshme për skuadrën.
Kështu, menjëherë janë lakuare emra nga më të shumtit. Ideja e fundit është ajo e sulmuesit të Sampdorias, Pazzini.
Megjithatë duhet theksuar se kjo marrëveshje është tepër e vështirë për tu realizuar
Alternativat në krahun tjetër nuk mungojnë ku pista për Di Vaion dhe Mutu, mbetet gjithmonë e hapur.
Një tjetër mundësi është dhe ajo e Luis Fabianos, një emër tepër i dëshiruar nga ana e teknikut brazilian, Leonardo.
Ndërkohë një mesfushë do të largohet Muntari dhe në vend të tij do të vijë nga Genoa, Kharja.
r.b/NOA