English

Kapet i kërkuari, ishte dënuar me 6 muaj burg

Tiranë, 26 janar, NOA – Forcat e policisë së Tiranës kanë kapur në flagrancë një 29-vjeçar me emrin Leonard Arapi, lindur në Vlorë dhe banues në Tiranë, i dënuar më parë.

Siç raportohet për agjencinë e Lajmeve NOA prej tyre, ky person ishte shpallur në kërkim, pasi me vendimin e datës 01.12.2010 të Gjykatës Apelit Tiranë, rezulton si i dënuar me 6 muaj burg.

Kjo pasi ai ka konsumuar veprat penale të “Vjedhjes në bashkëpunim”, “Kundërshtim të punonjësit të policisë” dhe “Fyerje për shkak të detyrës të punonjësit të policisë”, parashikuar nga nenet 134/2, 236/1 dhe 239/1 i Kodit Penal.

n.e/NOA

KOMENTE