English

Kapet i kërkuari, policia: Ushtroi dhunë më 21 Janar

Shkodër, 26 janar, NOA – Forcat e policisë së Shkodrës kanë kapur në flagrancë 49-vjeçarin Ahmet Bushati, banues në këtë qytet.

Siç ato raportojnë për agjencinë e Lajmeve NOA, kapja e tij u bë për arsye se ky person ka qenë person i shpallur në kërkim policor që me datë 22.01.2011, pasi dyshohet si autor i demonstratës së 21 janarit në Bulevardin Dëshmorët e Kombit në Tiranë, për ushtrim dhe veprime të dhunshme ndaj institucioneve shtetërore dhe forcave të policisë.

Nga ana e policisë u kryen të gjitha veprimet e duhura proceduriale dhe materialet në ngarkim të shtetasit në fjalë, iu kaluan prokurorisë së Tiranës për veprime të mëtejshme.

n.e/NOA

KOMENTE