E mërkurë, 26 janar 2011, NOA- Asambleja e Përgjithshme e Këshillit të Evropës ka miratuar tre rezoluta për ish shtetet e Jugosllavisë.
Të tre rezolutat janë miratuar në bazë të raporteve të raportuesve të KiE. Me njërën prej tyre kërkohet që të mbrohen dëshmitarët, ndrysa në tjetrën që të bashkëpunohet më Tribunalin e Hagës.
Në rezolutën e tretë bëhet thirrje për pajtim dhe dialog mes etniteteve në territorin e ish Jugosllavisë. Rezoluta e miratuar për mbrojtjen e dëshmitarëve i bënë thirrje autoriteteve të Kosovës që të marrin seriozisht mbrojtjen e dëshmitarëve dhe të krijojnë bazën ligjore për një gjë të tillë.
a.y/NOA