English

Kryeministri: Ligj i ri për ndihmën ekonomike, qeveria do çrrënjosë varfërinë

Tiranë, 26 janar, NOA Update – Qeveria ka si prioritet të saj, çrrënjosjen e varfërisë brenda këtij viti dhe prandaj po punon që të mund të shpërndajë të ardhurat në mënyrë të atillë që mos ketë familje në mjerim.

Ky ka qenë thelbi i projektligjit të ri të qeverisë që paralajmëroi kryeministri Sali Berisha gjatë mbledhjes së saj, para ministrave.

Sipas tij, do të ketë një rishikim të ndihmës ekonomike dhe mënyrës së shpërndarjes së saj, por për më shumë të dhëna rreth tij do të pritet që ky projektligj të diskutohet gjatë mbledhjes së qeverisë, e të botohet më pas në faqen e internetit të Këshillit të Ministrave.

n.e/NOA

KOMENTE