English

Mashtroi një person me 80 mijë dollarë, nis ndjekja penale

Tiranë, 26 janar, NOA – I ka marrë përmes mashtrimit plot 80 mijë dollarë një personi dhe nuk ia ka kthyer më.

Fjala është për një 52-vjeçar me emrin Qazim Keçi, banues në Tiranë, ndaj të cilit bëhet me dijeni se ka nisur një procedim penal lidhur me një fakt të tillë.

Lajmi i konfirmuar nga burimet policore për agjencinë e Lajmeve NOA bën gjithashtu me dijeni se ndaj tij rëndon vepra penale e “Mashtrimit”, e parashikuar nga neni 143/1 i Kodit Penal, ndërsa materialet e mëtejshme iu kaluan prokurorisë.

n.e/NOA

KOMENTE