Tiranë, 26 Janar, NOA Update – Delegacioni i Bashkimit Evropian, i dërguar me urgjencë nga komisionerja e Punëve të Jashtme, Katerinë Ashton, kryesohet nga vetë
drejtori për Ballkanin Perëndimor në Shërbimin e ri Diplomatik Europian, Miroslav Lajçak.
Ndërkaq, ai shoqërohet edhe nga Sabina Stadler, Terkel Petersen, si edhe Etore Sequi ambasador i delegacionit të Komisionit Evropian në Tiranë. Ky mision nis sot takimet për të negociuar mes qeverisë dhe opozitës për të gjetur një zgjidhje të krizës.
Në kuadër të tyre, përfaqësuesit e tij kanë parashikuar të zhvillojnë takime me presidentin Bamir Topi, kryeministrin Sali Berisha, kryetaren e Kuvendit Jozefina Topalli dhe liderin e opozitës, Edi Rama ... (vijon)
n.e/NOA