English

Pasqyra e Shtypit, 26 Janar 2011

Tiranë, 26 Janar, NOA - Gazetat shqiptare janë të mbushura kryesisht me artikuj që flasin sërish mbi gjithçka ndodhi në demonstratën e 21 Janarit, duke përfshirë reagimet e gjitha kaheve të politikës vendase dhe ndërkombëtare rreth saj, konkretisht atë të SHBA-ve për të përkrahur hetimin rreth saj.

Një tjetër argument i trajtuar gjerësisht në media është edhe ai i vdekjes së një çifti në Durrës, për të cilin policia dyshon se ka qenë vetëvrasje.

E përditshmja “Shekulli” ka si argument kryesor të ditës “Ku je o President?”, i cili i bën një thirrje publike kreut të shtetit për të thënë fjalën e tij për situatën e nxehur politike në vend.

“Plumbi në trup, mikroskopi zbulon vrasësin para Kryeministrisë”, është një artikull tjetër që tregon mbi detajet e vrasjes së ndodhur në demonstratën e dhunshme.

“KE, Rusmali voton pro raportit Marti” është një artikull tjetër që do lexoni në këtë gazetë.

E përditshmja “Panorama” ka si argument kryesor titullin “Thirret Pjerin Ndreu/ Policia padi për Ramën dhe Gjinushin në Prokurori”, i cili flet për thirrjet e reja nga organet kompetente mbi sqarimin e situatës së krijuar gjatë 21 Janarit.

“SHBA mbështet Ina Ramën për 21 Janarin/ Berisha anulon mitingun, Rama: Ne nuk tërhiqemi”, është një tjetër artikull i gazetës.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Dyshimet për xhelozi, ish-mësuesi vret veten dhe gruan”; “Korrupsioni, dënohet me 3 vjet burg prokurori”; “Kasat, kompanitë e gazit kundër tatimeve” etj.

“Gazeta Shqiptare” ka si artikull kryesor “SHBA krah ‘puçistes’ Ina Rama”, i cili citon deklaratat e bëra nga ambasadori amerikan për ndihmën ndaj hetimit mbi dhunën e 21 Janarit.

“Alfred Moisiu: Faji i PD, Topi të marrë në dorë situatën politike” është një artikull tjetër i kësaj gazete, referuar një interviste të dhënë nga ish-presidenti i vendit.

Kurse “21 Janari, mësuesit blinduan shkollat, nxënësit klithnin”, flet për reagimin e shkollave mbi demonstratën e 21 Janarit.

E përditshmja “Shqip” hapet me titullin kryesor “SHBA mbështetje Ina Ramës”, i cili tregon sesi ndërkombëtarët e SHBA-ve i kanë dalë krah kryeprokurores për hetimin e 21 Janarit.

“KiE miraton rezolutën-akuzë të Dik Martit” është një tjetër artikull kryesor i kësaj gazete, i cili citon deklaratat e radhës bëra dje në Këshillin e Evropës mbi raportin e Dik Martit për trafikun e organeve.

Vijojnë disa nga titujt e tjerë të kësaj gazete “Dyshohet vetëvrasja e çiftit me 5 fëmijë”, “Rritet me 40 milionë dollarë defiçiti doganor” etj.

E përditshmja “Koha Jonë” hapet me titullin “Berisha u thotë PO SHBA-ve, Rama u thotë JO”, i cili pasqyron reagimin e dy liderëve politikë ndaj sugjerimit të amerikanëve për mosmbajtjen e tubimeve të tjera publike.

Një artikull i veçantë i kësaj gazete është edhe ai me titullin “Imami: Ne s’dalim nga ministria e Mbrojtjes, por i gjallë nuk hyn njeri aty”.

Një tjetër artikull i kësaj gazete është ai me titull “Ina Rama humb besimin se mund të hetojë në mënyrë të pavarur”.

Në këtë hapësirë gjendet një pasqyrë e titujve të gazetave në Tiranë, për ditën e Mërkurë, 26 Janar 2011. Ky është një shërbim që ofrohet me parapagim nga agjencia e Lajmeve NOA, në shqip, anglisht, italisht e greqisht. Mundësia e parapagimit aktualisht ofrohet përmes abonimit dhe së shpejti, edhe përmes pagesës së shërbimit direkt me anë të kartës së kreditit. Për t’u abonuar në këtë shërbim dhe për t’u pajisur me një emër përdoruesi dhe kodin, dërgoni një kërkesë në adresën e E-mail: info@noa.al.

KOMENTE