Tiranë, 26 janar 2011, NOA- Demonstrata e 21 janarit e shoqëruar me tre viktima ka bërë që, Prokuroria e Tiranës të sekuestrojë ftesat që Partia Socialiste ka shpërndarë.
Krahas tyre, pjesë e materialeve që do të hetohen do të jenë edhe të gjitha pamjet filmike të transmetuara në të gjitha televizionet shqiptare, për të ndihmuar prokurorinë në punën e saj si dhe për të identifikuar shkaktarët e agravimit të situatës.
Bëhet me dije se ky hap është marrë për të verifikuar nëse ka patur nxitje për dhunë nga palët.
a.y/NOA