English

Qeveria miraton ndryshimet në skemën e ndihmës ekonomike

Tiranë, 26 janar 2011, NOA – Qeveria miratoi sot ndryshimet në ligjin “Për ndihmën dhe shërbimet shoqërore”, të cilat i hapin rrugën reformimit të skemës së ndihmës ekonomike me qëllim zhdukjen e varfërisë ekstreme deri në 2012. Ndryshimet ligjore parashikojnë përfshirjen e grupeve të reja përfituese të ndihmës, kushtëzimin e te drejtës se përfitimit te ndihmes ekonomike me pune dhe shërbime si dhe përcaktimin e kritereve që bazohen në një sistem vlerësimi të bazuar në nevoja.

Projektligji parashikon si kategori të re përfituesish të ndihmës ekonomike, viktimat e dhunës në marrëdhëniet familjare dhe jetimet që nuk janë në institucione.

Po ashtu, për herë të parë parashikohet që ndihma ekonomike të jetë jo vetëm një pagesë në lekë, por edhe përfitim mujor në natyrë.

Kriteret e përfitimit të ndihmës ekonomike do të bazohen në një sistem vlerësimi të bazuar në nevoja, duke pasur parasysh përbërjen e familjes, burimet e të ardhurave si përfitimet e mbrojtjes sociale, të ardhurat e mundshme nga kapitali si, toka, bagëtia dhe variablave të tjera të veçanta social-ekonomike që lidhen me statusin e varfërisë.

Tashmë është propozuar që ndihma ekonomike të kushtëzohet me pjesëmarrjen në punë apo shërbime, të cilat kontribuojnë në targetimin më të mirë të individëve në nevojë, mbulim me të ardhura më të larta për familjen, përfitimin e komunitetit ku ofrohen këto punë apo shërbime, reduktimin e nivelit të varfërisë dhe realizimin e kthimit të skemës së NE-së nga skemë pasive në një skemë aktive.

Ndryshimet parashikojnë mbështetjen me pagesë shtesë për fëmijët e familjeve në skemën e ndihmës ekonomike, të cilët ndjekin arsimin e detyrueshëm.

Gjithashtu është parashikuar mbështetje edhe ndaj atyre familjeve ku bashkëshortët janë në proces zgjidhje martese, që sipas një është 500 në vit.

Po ashtu, ne projektligj propozohet që Shërbimi Social Shtetëror (SHSSH) të ngrejë dhe të administrojë regjistrin elektronik kombëtar të personave që aplikojnë për ndihmë ekonomike, pagesën e aftësisë së kufizuar dhe për shërbimet e përkujdesit shoqëror. Ndryshimet e miratuara nga Këshilli i Ministrave në ligjin pritet të sjellin mbështetje më të mirë dhe të plotë për të gjitha kategoritë në nevojë dhe kontroll më të mirë të skemës së ndihmës ekonomike.

mit/NOA

KOMENTE