English

SHBA: Dy palët në Shqipëri të qetësojnë situatën

Uashington, 26 Janar, NOA – Të dyja palët në Shqipëri duhet të qetësojnë situatën. Ky ka qenë apeli i radhës i mbërritur nga pala amerikane për atë shqiptare, mbi zgjidhjen e krizës politike aktuale në vend. I lëshuar përmes zv/Ndihmës Sekretarit amerikan të Shtetit për Evropën, Tom Kantrimen, ky apel shoqërohet me faktin se nga situata aktuale e krijuar, ka vetëm të humbur dhe nuk mund të ketë fitues. “Shtetet e Bashkuara, - pohon Kantrimen, - janë të shqetësuara nga mundësia e përsëritjes së dhunës”. Duke e quajtur të gabuar më tej vendimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të vazhduar me planet për organizimin e një proteste tjetër të premten. “Shtetet e Bashkuara, do ta ndihmojnë Shqipërinë me hetimet e ngjarjeve të 21 janarit. Institucionet e pavarura në Shqipëri, janë të afta të bëjnë hetime të besueshme. Por udhëheqësit politikë, duhet të heqin dorë dhe të mos t’i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik. Ky nuk është një mjet për një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, por të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe të lejojnë që hetimet të vazhdojnë”, ka pohuar Kantrimen. n.e/NOA

KOMENTE