English

SHBA: Vendimi i PS për protestë të re, i gabuar

Uashington, 26 Janar 2011 NOA/VOA – “Palët të rivlerësojnë dhe qetësojnë situatën. Vendimi për protestë të premten i gabuar”. Kështu ka pohuar në një intervistë për Zërin e Amerikës, Zv/Ndihmës Sekretari i Shtetit për Evropën Tom Kantrimen.

Ai u bën thirrje dy palëve në Shqipëri të qetësojnë situatën, nga e cila ka vetëm të humbur dhe nuk mund të ketë fitues.

Shtetet e Bashkuara, thotë zyrtari i lartë amerikan, janë të shqetësuara nga mundësia e përsëritjes së dhunës.

Zoti Kantrimen e quan të gabuar vendimin e kryetarit të Partisë Socialiste Edi Rama për të vazhduar me planet për organizimin e një proteste tjetër të premten.

Shtetet e Bashkuara, thotë ai, do ta ndihmojnë Shqipërinë me hetimet e ngjarjeve të 21 janarit. Institucionet e pavarura në Shqipëri, thotë ai, janë të afta të bëjnë hetime të besueshme.

Por udhëheqësit politikë, duhet të heqin dorë dhe të mos t’i përdorin përpjekjet e prokurorëve si një mjet politik.

Ky nuk është një mjet për një palë të godasë tjetrën. Partitë duhet të mos përzihen, por të bashkëpunojnë me prokurorinë dhe të lejojnë që hetimet të vazhdojnë, thotë zyrtari i lartë amerikan.

e.r/NOA

KOMENTE