English

Shkupi manifeston kundër ngjarjeve tragjike të 21 janarit

Shkup, 26 janar 2011, NOA- Nën nismën e Lëvizjes Qytetare ZGJOHU! janë ftuar të gjithë shqiptarët në tubim para ambasadës së Shqipërisë në Shkup.

Ky tubim pritet të mbahet për të shprehur shqetësimin lidhur me demonstratën e pëtgjakur të 21 janarit në Tiranë.

Përmes një deklarate për mediat kjo lëvizje njofton se, “Tubimi bëhet nesër, e enjte 27 janar 2011, me fillim në ora 13:00 para Ambasadës së Shqipërisë në Shkup, adresa: Rr. Slavej Planina nr. 2, përballë Xhamisë së Mustafa Pashës në Kalanë e Shkupit.

Kjo lëvizje dy ditë më parë dënoi publikisht ngjarjet që tronditën Kryeqytetin e Shqipërisë, Tiranën.

a.y/NOA

KOMENTE