English

Studentët: Mirënjohje për policin që mbrojti flamurin

Tiranë, 26 janar 2011, NOA – Pesë ditë nga ngjarjet e rënda që shënuan demonstratën e 21 janarit që degjeneroi në akte dhune, por edhe në vrasjen e tre prej demonstruesve me armë zjarri, qindra studentë nga Tirana kanë zhvilluar sot një takim në repartin e

Forcave të Ndërhyrjes së Shpejtë në Tiranë (FNSH), efektivët e të cilit

morën pjesë në mbrojtjen e godinës së kryeministrisë dhe Parlamentit në bulevardin

“Dëshmorët e Kombit”. Studentët shprehën mirënjohjen dhe solidarizimin me aktin e forcave të rendit që i rezistuan sulmeve anarkiste ndaj institucioneve të vendit, në demonstratën e 21 janarit.

Të rinj dhe të reja nga Universiteti i Tiranës u takuan dhe u dhuruan lule efektivave

që ishin në vijën e parë të mbrojtjes së institucioneve dhe u shprehën atyre

falenderimet në emër të gjithë studentëve të Tiranës.

“Jemi këtu pranë jush në emër të të gjitha vajzave studente të qytetit të

Tiranës për t’ju shprehur mirënjohjen e thellë për mbrojtjen që ju i keni bërë

institucioneve dhe rendit kushtetues në datën 21 janar. Falë jush ne sot

ndihemi më të sigurta në jetën e përditshme, kur shkojmë në shkollë si dhe

në aktivitetet e tjera sociale e në çdo aspekt të jetës sonë”, tha një studente e Fakultetit të Drejtësisë.

Studentët u takuan edhe me efektivin e FNSH-së, Amarildo Yzeiraj, i cili në

momentin e sulmit, edhe pse ishte në një moment kritik nën breshërinë e

gurëve dhe sendeve të forta të turmës, ngriti lart flamurin kombëtar duke

mos e lënë atë të mos shkelej nga turma e irrituar.

mit/NOA

KOMENTE