English

U zhduk 3 ditë më parë, gjendet i vdekur 34 vjeçari

Elbasan, 26 janar 2011, NOA- Një person i cili ishte shpallur i zhdukur tre ditë më parë në qytetin e Elbasanit, është gjetur i vdekur mesditën e sotme.

Bledar Fatmir Sinani, 34-vjeç, ishte nisur në drejtim të Tiranës ku edhe punonte, por që prej asaj dite nuk u bë më i gjallë.

Gjatë ditës së sotme në orët e para të mëngjesit në vendin e quajtur “Ara e Sollakut” në Elbasan është gjetur një automjet i rrëzuar tip “Ford Fiesta” me targa të Durrësit ku pranë tij ndodhej edhe një kufomë e seksit mashkull.

Pas hetimeve të para, ekspertët detajuan se shkak për ngjarjen kishte qenë rrëshqitja e automjeti dhe dalja e rruga e tij në aksin Tiranë-Elbasan si pasojë e motit të keq.

Të dhënat paraprake flasin se, viktima nuk kishte konflikte me njeri, por pavarësisht kësaj policia nisi menjëherë punën për zbardhjen e ngjarjes.

a.y/NOA

KOMENTE