English

Urdhër-arrest për ish-presidentin Ben Ali

Tunizi, 26 janar, NOA - Drejtësia tuniziane ka lëshuar urdhër-arrest për presidentin e përmbysur, Ben Ali.

Ministri i Drejtësisë, Lazhar Karoi Çebi, tha se vendi ka kërkuar ndihmën e Interpolit për të kapur ish-presidentin, gruan dhe anëtarët e tjerë të familjes së tij, për t’u gjykuar për vjedhje të pronës dhe transferim të paligjshëm të valutës së huaj jashtë.

Ben Ali u largua për në Arabinë Saudite pas protestave të dhunshme kundër sundimit të tij 23-vjeçar.

NOA/RFE

KOMENTE