English

Vendimi: Mungon opozita, KZAZ të njëjta si në 28 qershor

Tiranë, 26 janar 2011, NOA- Komisioni Qendror i Zgjedhjeve gjatë mbledhjes së ditës së sotme vendosi që selitë e Komisioneve Zonale të Administrimit Zgjedhor (KZAZ), për zgjedhjet vendore të 8 majit, të ngelen të njëjta me ato të zgjedhjeve të përgjithshme të 28 qershorit 2009. Edhe ky vendim u morr vetëm me katër vota, pasi mungonin tre anëtarët e opozitës, ndër ta edhe nënkryetarja e këtij komisioni Dëshira Subashi.

Në mbledhjen e sotme miratimi i vendimit që përcakton vendndodhjen e KZAZ-ve kërkonte shumicë të cilësuar 5+2.

Por ndonëse gjatë zgjedhjeve të përgjithshme ky vendim u morr me konsensus të plotë, për të shmangur bllokimin e punës, KQZ zgjodhi të lërë në fuqi vendimet e zgjedhjeve të 2009-ës.

a.y/NOA

KOMENTE