Aushvic, 27 janar, NOA – Data 27 janar në mbarë botën përkujtohet si simbol i Holokaustit, me rastin e çlirimit në vitin 1945 nga forcat sovjetike të kampit Aushvic-Birkenau.
Me një rast të tillë, presidentët e Gjermanisë dhe Polonisë do të përkujtojnë përmes një ceremonie të veçantë sot Holokaustin, duke bërë apel për një botë më të mirë dhe paqe mes popujve dhe racave.
Në një ceremoni të posaçme me të mbijetuarit në kampin nazist Aushvic, në përkujtim të Holokaustit, ata flasin për një histori tjetër pas 66 vitesh.
n.e/NOA