English

Berisha: Ina Rama gënjeu shqiptarët

Tiranë, 27 janar, NOA, Update – Kryeministri Sali Berisha ka akuzuar sot sërish Prokuroren e Përgjithshme Ina Rama. Gjatë takimit me familjarët e forcave të policisë që morën pjesën në mbrojtjen e godinës së kryeministrisë, Berisha ka vlerësuar punën e efektivave, por nuk i ka kursyer akuzat ndaj Prokurorisë.

Ai tha se Prokurorja e Përgjithshme gënjeu në lidhje me padinë që ka bërë policia ndaj demonstruesve, duke deklaruar pak ditë më parë se nuk ka një të tillë nga ana e Policisë së Tiranës.

“I kërkoj kryeprokurores të thotë me çfarë cilësie gënjeu popullin. Ina Rama gënjeu se nuk ka padi nga policia për organizatorët e demonstratës. Ajo gënjeu përkrah përfaqësuesit të vendit më mik për Shqipërinë”, theksoi Berisha.

Berisha ju referua deklaratës Prokurorisë së Përgjithshme dy ditë më parë në prani të Ambasadorit të Shteteve të Bashkuara të Amerikës, Aleksandër Arvizu.

Berisha ju drejtua Prokurores që të tregojë se “kush të dha urdhër të gënjeje“.

a.k./NOA

KOMENTE