Fier, 27 janar 2011, NOA- Policia e Fierit ka arrestuar rreth dy orë më parë
Ibrahim Elezin 55 vjeç, i shpallur në kërkim për djegien e njërës nga makinave të policisë gjatë demonstratës së 21 janarit.
Arrestimi i Elezit erdhi pasi nga Gjykata e Tiranës ishte lëshuar një urdhër për kapjen e tij.
Gjatë demonstratës famëkeqe të 21 janarit u dogjën disa makina dhe u dëmtuan ambientet përreth Kryeministrisë.
a.y/NOA