English

Dubai, inaugurohet restoranti më i lartë në botë

Dubai, 27 Janar, NOA- Pamje e rrallë dhe ushqim luksoz. Kjo afrohet në "At.Mosphere", restorantin më të lartë në botë: i cili ndodhet në katin e 122-të të ndërtesës më të lartë në botë Burj Khalifa, rreth 400 metra mbi tokë në Dubai. Krijues i saj është arkitekti Adam Tihany anglo-sakson, që e ka karakterizuar atë si një udhëtim në qiell. "Ju jeni lundrues ... është një udhëtim. Ky është jahti juaj luksoz në qiell”, thotë ai.

Restoranti karakterizohet nga hijeshia, eleganca, uksi, por edhe nga çmimet e kripura. Tarraca panoramike e gradaçelës gjendet në katin e 124 –ët ku mund të shijohet pamja det-qytet-shkretëtirë në 360 gradë. Restoranti, i cili ka 210 vende luksoze mund të presë 135 klientë dhe 35 të tjerë në salla private. Kuzhina përmban recetat nga më të fundit lidhur me ushqimet organike.

E gjithë kjo nuk është e lirë. Një meze e thjeshtë mund të kushtojë 50 dollarë, rreth 40 euro, por "njerëzit do të përjetojnë diçka të paharrueshme, si për ushqimin që do të shijojnë ashtu dhe mjedisin", ose të paktën kështu thotë Emaar, kompania e Emirateve që ka ndërtuar Burj Khalifa.

“At.Mosphere” u inaugurua me një pritje: të ftuarit e parë janë hedhur në ajër me balona dhe pastaj kanë marrë një kupon falas për darkën.

Stafi i restorantit është i përbërë nga persona me eksperiencë ndërkombëtare.

E në fund drejtuesit lenë pikat e kontaktit:

For reservations, contact +971-48883828 or email

reservations@atmosphereburjkhalifa.com.

Website: http://www.atmosphereburjkhalifa.com

For details, please contact:

Kelly Home

ASDA'A Burson-Marsteller, Dubai

k.home@asdaa.com

KOMENTE