Tiranë, 27 janar, NOA - Ne mengjesin e se enjtes pjesa me e madhe te territorit do te dominohen nga kthjellime dhe vranesirat te lehta ndersa zonat jugore do te jene me vranesira me te dendura por here pas here do te kete edhe intervale me kthjellime. Mesdita do te sjelle kalime te vranesirave neper te gjithe territorin ku zonat juglindore do te kene edhe reshje te izoluara debore.
Shqipëria
Ne pjesen e dyte te dites do te kemi shtim te vranesirave ne te gjithe vendin sidomos ne jug dhe juglindje ku parashikohen resjhte te dobeta shiu dhe debore ndersa pjesa tjeter e vendit do te jete nen ndikomine motit te vranet. Ne mbremje dhe gjta nates do te kete shtim te vranesirave ne te gjithe vendin duke gjeneruar reshjet te dobeta shiu dhe debore. Temperaturat e ajrit do te pesojne rritje me 3 grade si ne ne vlerat e mengjesit dhe ne ato te mesdites ne te gjithe vendin. Era do të fryje e lehte ne toke dhe mesatare ne det me shpejtesi 40 km/h me drejtim nga jugperendimore kjo do te beje qe dallgezimi ne Adriatik te arrije 4 balle NDERSA ne Jon 6 balle.
Europa
Europa jugperendimore dhe Rajoni i Mesdheut do te dominohen nga vransirat, reshjet e shiut dhe te debores te cilat do te shoqerohen me stuhi te forta ere. Problematike do te paraqitet situata ne Spanje dhe Portugali pasi reshjet e shiut dhe te debores do te jene intesive gjithashtu problem do te jete edhe dallgezimi i larte ne det. Europa Qendrore dhe vendet e Lindjes do te karekterizohen nga alternime kthjellimesh dhe vranesirash shoqeruar nga reshje te dobetea debore. Ndersa Skandinavia dhe Ballkani Lindor do te jene me mot te kthjellet dhe temperatura te ulta.
Ngjarje ekstreme në Europë:
Spanja alarmojne debore te dendur dhe stuhi ere;
Cekia alarmon per debore te dendur;
Portugalia rrezikohet per stuhi ere dhe dallge te larta.
n.e/NOA